Katër fitore radhazi.
Italia mposht Sllovakinë 3:0 ((25:19, 25:18, 25:20) dhe konfirmohet në krye të Grupit D të Kampionatit Evropian të volejbollit për femra.
Tani mbetet për t'u luajtur ndeshja e fundit për vendin e parë, nesër, të mërkurën, në orën 16:00, kundër Francës.
“Fitorja ndaj Sllovakisë u arrit për vetëm 75 minuta.
Për këtë ndeshje, trajneri Velasco përsëriti zgjedhjen që kishte bërë edhe kundër Malit të Zi, duke u dhënë pushim disa lojtareve.
Kësaj here pushuan Antropova dhe Fersino, ndërsa në vend të tyre luajtën Nervini dhe Spirito”, ka shkruar mes tw tjera emdia italiane “La Gazzetta dello Sport”.
Në fillim, kombëtarja italiane pati më shumë vështirësi nga sa pritej për t'u shkëputur nga Sllovakia. Në mesin e setit të parë, Italia madje ishte në disavantazh të vogël, 15:14.
Velasco ndërhyri dhe bëri disa ndryshime. Ai aktivizoi Giovannini në vend të Sylla-s dhe më pas përdori edhe zëvendësimin e dyfishtë që e ka përdorur shpesh.
Seti i parë u mbyll pikërisht nga Adigwe, me një goditje sulmuese.
Pasi gjeti ritmin e lojës, Italia u shkëput menjëherë në setin e dytë.
Një rol të rëndësishëm pati edhe Egonu, e cila zhvilloi paraqitjen e saj më të mirë statistikore në këtë Kampionat Evropian deri tani: 19 pikë me 69% efikasitet në sulm.
Në setin e tretë, Velasco vazhdoi rotacionin e lojtareve. Në qendër ai aktivizoi Meli në vend të Danesi-t, por niveli i kombëtares italiane nuk ra.
Italia e mbylli ndeshjen pas një gabimi të Sllovakisë.
Edhe pse kjo ishte paraqitja më pak bindëse e italianeve deri tani në turne, një element që spikati ishte loja në bllok. Italia ishte shumë efektive dhe realizoi gjithsej 11 pikë nga blloku, prej të cilave 4 i shënoi Fahr.
Tani, për të siguruar vendin e parë në grup, mbetet edhe një kundërshtar i fundit për t'u kaluar: Franca.
Më pas, duke filluar nga e enjtja, italianet do të mund të përqendrohen te 1/8 e finales, që do të zhvillohet në Brno të Republikës Çeke..