Volejbollistet e Turqisë mposhtin Gjermaninë në Kampionatin Evropian! Katër fitore në katër ndeshje!

Volejboll

Volejbollistet e Turqisë mposhtin Gjermaninë në Kampionatin Evropian! Katër fitore në katër ndeshje!

Nga: K.G. Më: 26 gusht 2026 Në ora: 20:39
Turqia

Në Kampionatin Evropian të volejbollit, Turqia dhe Gjermania u përballën në ndeshjen e katërt të Grupit A.

Turqia e mposhti Gjermaninë me rezultat 3:1 ((25:21, 25:27, 25:20, 25:19) dhe vazhdojnë turneun pa asnjë humbje.
Përballja me Gjermaninë ishte mjaft e ekuilibruar.

Turqia e humbi setin e dytë 25:27, pas një seti shumë të fortë që u vendos me pikën vendimtare.

Megjithatë, kombëtarja turke fitoi tre setet e tjera dhe në fund triumfoi ndaj Gjermanisë me rezultat 3:1

Me këtë fitore, arritën 4 fitore në 4 ndeshje në Grupin A dhe vazhdojnë Kampionatin Evropian të pamposhtura.

Ndeshja e fundit e Turqisë në Grupin A do të jetë kundër Polonisë më 28 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat