Kampioni i Kosovës, Ferizaj, ka vazhduar me volejbollistin Adriatik Berisha.
Ferizaj synon të jetë në nivelin më të lartë në edicionin e ri dhe i gatshëm për garat evropiane.
“Adriatik Berisha mbetet pjesë e KV Ferizajt edhe në sezonin e ri.
Një prej lojtarëve më të spikatur në Kosovë, pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe një nga shtyllat kryesore të ekipit tonë kampion, Adriatiku vazhdon të shkruajë historinë me Ferizajin.
Sezoni i tretë me KV Ferizajn, 2 herë kampion me ekipin tonë.
Sezoni i ri, i njëjti mision, i njëjti objektiv”, ka njoftuar KV Ferizaj..