Mblidhet Vetëvendosje në Zvicër

Zvicra

Mblidhet Vetëvendosje në Zvicër

Nga: Elmi Cakolli Më: 5 korrik 2021 Në ora: 09:33
VV-ja në Zvicër

Sot në Jona të Zvicrrës kishim takim me Aktivistët dhe Anëtarët e Pikës Obersee-St Gallen për të paraqitur aktivitetin për punën dhe angazhimet tona në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Takimi filloi me intonimin e hymnit kombëtar dhe më pastaj virtualisht u lidhëm me deputetën e parlamentit të Kosovës nga radhët e LVV znj. Arbreshë Kryeziu-Hyseni e cila foli për situatën politike në atdhe dhe për 100 ditëshin e qeverisjes së Qeverisë Kurti 2.

Deputetja Arbresha Kryeziu foli për punën e mirë që po e bën Qeveria Kurti 2 dhe politikat që po i ndjek kjo Qeveri si në planin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë vendor. E më pastaj u fol edhe për dialogun me Serbin dhe për mardhënjet e mira me ndërkombëtarët.

U fol edhe për përgaditjet dhe formimin e komisioneve për Vetingun që do bëhët në drejtësi. U fol edhe për menaxhimin e mirë në shëndetësi nga Ministri Vitia dhe shumë punë të mira që po bëhën me këtë Qeveri.

Luftimi i krimit, korrupcionit , nepotizmit dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme që do të ndodh së shpejti.

Nga aktivistët tanë si kërkesa të veqanta ishin edhe këto tema:

-Qeveria Kurti 2 të marrë parasysh problemin e qytetarëve që vijnë nga Lugina për paisjen e tyre me dokumente të Kosovës dhe për mundësin e dy shtetësisë.

- U kërkua që të bëhen ndryshimet e nevojshme të ligjit për zgjedhje në mënyr që mërgatës ti mundësohet votimi në Ambasada dhe Konsulata të RKS në mërgat.

-U kërkua nga Qeveria Kurti 2 që të reflektojë sa më parë e më shpejtë, që t`u mundësohet bashkëatdhetarëve tanë përmes lehtësimit të procdurave ligjire për të investuar në Kosovë pasi që në regjionin e kësaj Pike por edhe me gjerë ka afaristë të interesuar të investojnë në Kosovë.

Më pastaj nga kryetari i kësaj Pikës Ilmi Cakolli u paraqite aktiviteti i deri tanishëm.

Musa Dërmaku foli për punën e Pikës tonë veçanarisht për kontributin që e treguam për aplikimin dhe regjistrimin si votues nga mërgata.

Ne i falenderuam donatorët afaristë të regjionit të Pikës për mbështetjen/lehtësimin e realizimit të fluturimit me 13 Shkurt 2021 për të Votuar dhe vulosur Referendumin e fitores së Vetëvendosjes

Më pastaj nga Sekretari për Financa Hasan Idrizi u raportua për hyrjet dhe daljet nga anëtarësia dhe donacionet të Pikës, gjitha mjetet financiare iu dërguan LVV në Prishtinë.

Të gjitha evidencat ishin shumë transparente, të cilat u miratuan nga të pranishmit.

Aktivistët u zotuan se zgjedhjet lokale në Kosovë do të ndihmohen me asistime dhe votime secili për komunën e vetë.

Të bashkuar është e mundshme.

Krejt dhe drejt fitores në zgjedhjet lokale!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat