Neurokirurgu i lindur në Prizren drejton kirurgjinë spinale në Solothurn

Zvicër

Neurokirurgu i lindur në Prizren drejton kirurgjinë spinale në Solothurn

Nga: Bota sot Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 11:57
Edin Nevzati

Edin Nevzati, neurokirurg dhe specialist i shtyllës kurrizore, është kryemjeku i ri i Kirurgjisë Spinale në Spitalet e Solothurnit (soH). Ai e mori detyrën më 5 tetor dhe zëvendësoi Seiichi Erné-n, i cili e drejtonte repartin përkohësisht.

Nevzati ka lindur në Prizren, por është rritur dhe shkolluar në Zvicër, ku jeton prej më shumë se 30 vitesh. Edhe prindërit e tij punojnë në shëndetësi.

Ai studioi mjekësi në Universitetin e Cyrihut. Specializimin në neurokirurgji e bëri në spitalet e Winterthurit, Aaraut dhe Lucernës. Titullin e specialistit e mori në vitin 2016. Më pas punoi në Lucernë në fushën e neurokirurgjisë dhe kirurgjisë spinale, ku në nëntor 2023 u ngrit në pozitën e kryemjekut.

Krahas punës klinike, Nevzati ka bërë kërkime në Universitetin e Bernës dhe ka përfituar bursa studimi në Universitetin e Kolorados në SHBA. Në vitin 2023 Universiteti i Bazelit i dha titullin akademik Privatdozent.

Rruga e tij është një nga shembujt e brezit të dytë të diasporës që sot mban poste drejtuese në sistemin shëndetësor zviceran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat