Edhe 26 ditë për të ndërruar sigurimin shëndetësor në Zvicër

Zvicër

Edhe 26 ditë për të ndërruar sigurimin shëndetësor në Zvicër

Nga: Bota sot Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 11:25
Fotoilustrim

Kush në Zvicër dëshiron të ndërrojë sigurimin shëndetësor bazë (Krankenkasse) për vitin 2027 ka kohë deri më 30 nëntor. Deri në atë datë njoftimi me shkrim duhet t’i ketë arritur sigurimit të tanishëm, jo vetëm të jetë dërguar.

Ndërrimi është veçanërisht i rëndësishëm këtë vit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetësisë Publike (BAG), primet e sigurimit bazë rriten mesatarisht 5,0 për qind në 2027. Rritja ndryshon sipas kantonit, moshës dhe modelit të sigurimit, ndaj për disa familje është dukshëm më e madhe se mesatarja.

Sigurimi i ri hyn në fuqi më 1 janar 2027. Sigurimi bazë ofron të njëjtat shërbime te të gjitha kompanitë, ndaj dallimi qëndron vetëm te çmimi dhe modeli. Kursime mund të sjellin edhe një franshizë më e lartë ose modelet me mjek familjar apo telemedicinë.

Këshillë praktike: njoftimin dërgojeni me letër rekomande dhe mjaft herët, që të mos humbisni afatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat