Ora e prodhuar nga shqiptari Rexhep Rexhepi shitet për 3.86 milionë dollarë, Hafir Hoxha: Arritje e jashtëzakonshme

Zvicër

Ora e prodhuar nga shqiptari Rexhep Rexhepi shitet për 3.86 milionë dollarë, Hafir Hoxha: Arritje e jashtëzakonshme

Nga: A.SH Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 08:15
Rexhep Rexhepi

Hafir Hoxha ka vlerësuar lart suksesin e orëndreqësit nga Kosova, Rexhep Rexhepi, ora e të cilit është shitur në ankandin prestigjioz Phillips në Gjenevë për 3 milionë e 860 mijë e 924 dollarë amerikanë.

Hoxha e ka cilësuar këtë si një arritje të jashtëzakonshme për një të ri nga Kosova, i cili ka arritur të konkurrojë me prodhuesit më të njohur botërorë të orëve luksoze.

Ai ka theksuar se Rexhepi, themelues i markës prestigjioze Akrivia në Gjenevë, është dëshmi se talenti, dija dhe puna e palodhshme mund ta çojnë rininë shqiptare drejt sukseseve ndërkombëtare.

Rexhep Rexhepi kishte fituar edhe në vitin 2018 çmimin prestigjioz për orën më të mirë për meshkuj në garën Grand Prix d’Horlogerie de Genève.

Sipas Hoxhës, suksesi i tij është një përgjigje për ata që paragjykojnë të rinjtë shqiptarë në diasporë, duke dëshmuar se prejardhja nuk e përcakton suksesin e njeriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat