Rexhep Rexhepi fiton “Aiguille d’Or”, çmimin më të lartë të orëbërjes në Gjenevë

Zvicër

Rexhep Rexhepi fiton “Aiguille d’Or”, çmimin më të lartë të orëbërjes në Gjenevë

Nga: bota Sot Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 13:04
Rexhep Rexhepi

Orëbërësi me origjinë nga Kosova, Rexhep Rexhepi, fitoi çmimin më të lartë në industrinë botërore të orëve. Ora e tij “Chronograph Flyback” u nderua me “Aiguille d’Or”, çmimin kryesor të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG).

Ceremonia e 26-të e GPHG u mbajt të shtunën, më 7 nëntor, në Gjenevë. Sipas organizatorëve, këtë vit u garua me 84 krijime. Fituesit u zgjodhën nga një juri ndërkombëtare e kryesuar nga Wei Koh dhe nga një Akademi me mbi 1000 anëtarë. U ndanë gjithsej 20 çmime.

Image

 

Ora fituese ka fushë me smalt “Grand Feu” në ngjyrë blu të errët dhe frymëzohet nga kronografët e vjetër të xhepit. Sipas Euronews, përmasat e saj kërkuan rimendimin e plotë të arkitekturës së mekanizmit.

Rexhepi jeton dhe punon në Gjenevë si orëbërës i pavarur. Karrierën e nisi 15 vjeç, si nxënës në Patek Philippe. Në GPHG ishte nderuar edhe në vitet 2018 dhe 2022.

Ai u rendit para emrave më të mëdhenj të industrisë zvicerane. Në kategori të tjera fituan, ndër të tjerë, Chopard, Audemars Piguet, Blancpain dhe Louis Vuitton, ndërsa Patek Philippe mori Çmimin Special të Jurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat