Doli në ballkon për të bërë foto, shqiptari nga Zvicra e gjen vdekjen në mënyrë tragjike – shokohet shefi i tij

Zvicra

Doli në ballkon për të bërë foto, shqiptari nga Zvicra e gjen vdekjen në mënyrë tragjike – shokohet shefi i tij

Nga: A.M Më: 11 shtator 2021 Në ora: 14:22
A.M

Një aksidenti tragjik ka ndodhur pasditen e së premtes në një hotel në Tiranë, ku A.M 28-vjeç humbi jetën pasi ra nga kati i pestë.

A.M banonte në Zvicër, derisa në Shqipëri ishte vetëm për pushime.

Siç raportojnë media të ndryshme, viktima doli në ballkonin e hotelit për të bërë fotografi, mirëpo për shkak se hekurat e ballkonit ishin të ndryshkur, për një moment ata u këputen dhe shqiptari 28 vjeçar nga Zvicra ra nga ajo lartësi.

Për këtë rast tragjik, ka raportuar edhe media zvicerane “20.min”, ku ka marrë informata nga punëdhënësi i të ndjerit, përcjell “Bota sot”.

"Ende nuk mund ta besoj", thotë VM *, punëdhënësi i viktimës, për median zvicerane.

Mustafi punoi si shofer në kompaninë e tij të transportit: "Ai ishte një punonjës shembullor dhe një mik i mirë".

Shefi e përshkruan të ndjerin si person "shumë të dashur", derisa edhe e konfirmoi se i ndjeri ishte në pushime në Tiranë për pesë ditë, duke lënë pas vete dy fëmijë të moshave dy dhe katër vjeçare.

Në fund, punëdhënësi i shpreh ngushëllime familjes së viktimës.

Gjithashtu, edhe Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) konfirmoi vdekjen e Ajdin Mustafit për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.

Në një version të parë të artikullit u tha se viktima ishte një mësues. Ky informacion u shpërnda fillimisht nga mediat shqiptare dhe pas kërkimeve është vërtetuar se ky informacion është i rremë./BS

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat