“Po na humbin votat”/ Mërgimtari nga Zvicra pagoi biletë 400 euro për të ardhur në Kosovë

Zvicra

“Po na humbin votat”/ Mërgimtari nga Zvicra pagoi biletë 400 euro për të ardhur në Kosovë

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 08:55
Mërgimtari nga Kamenica

Një mërgimtar nga Kamenica që jeton në Zvicër nuk ka shfrytëzuar mundësinë e votimit përmes postës, për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në Kosovë, pasi thotë se “vota e tyre po zhduket”.

Prandaj ai ka vendosur të udhëtojë për Kosovë, por që kjo i ka kushtuar më shumë se sa të votonte me postë, duke paguar kështu afër 400 euro.

“Përmes postës po na humbin votat, edhe po kushton. Me postë kemi pagu 80- 100 frang, e kemi vërejtur që ajo votë po zhduket.

Kështu që e kom vendos që me pagu ma shtrenjtë edhe me ardhë me jep votën. Biletën e kom pagu 420 frang (afër 400 euro).”, ka thënë ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat