Biznesmeni shqiptar në Gjenëvë, Besnik Benz shembull integrimi në Zvicër për të cilin më së miri flet puna e tij!

Zvicra

Biznesmeni shqiptar në Gjenëvë, Besnik Benz shembull integrimi në Zvicër për të cilin më së miri flet puna e tij!

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 10:41
Pamje nga hapja e garazhes

Sot kur flasim për mërgimtarët në Zvicër apo vendet tjera evropiane, nuk bëhet fjalë më per integrim, të cilët e kanë tejkaluar këtë problem, që tashmë janë edhe shembull, por për kontributin me investimet e tyre në vendlindje.

Njeri nga ta është edhe Besnik Ajeti që njihet në kantonin e Gjenevës si Besnik BENZ një afarist i njohur dhe i suksesshem, për të cilin më së miri flet puna e tij, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ju kujtohet ky emër, sigurisht po, kur në tetorin e vitit 2014 ofroi 1 milion € ekipit shqiptar, shpërblim kuqezinjëve për fitore kundër Serbisë ne Beograd! Pra, ky është Besnik Ajeti nga Lladova i cili që 25 vite jeton dhe vepron në Gjenevë dhe që e ushtron me dashuri dhe profesionalizem punën e automekanikut, që sot ka bërë emer në Kantonin e GE dhe në Zvicër që gjithkush ja ka lakmi dhe zili!

Familja BENZ bëri inaugurimin e një garazhe gjigante. Bëri hapjen e saj në menyre solemne garazhën e tretë të quajtur MyGARAGE e cila drejtohet nga Besnik Benz, Hatixhe Bernz dhe El Sadat dhe Ardita Ajeti.

Garazha MyGARAGE punon non stop në sherbimin e klineteve. Është garazhë kjo e para dhe e vetme e këtij modeli që kryen të gjitha funskionet dhe opercaionet për gjitha llojet e veturave duke u nisur nga ndërrmi i gomave, fellneve e deri tek ngjyrosja, klima, defeketet e znkonashme, servisi etj..

Besniku, besnik i kombit, besnik i profesionit dhe klienteve, një rugovist i «terbuar» punëtor dhe shembull integrimi në Zvicër! Edhe themi këtë sepse Besnik Ajetin në Gjenevë, Zvicer dhe Kosovë e njohim jo vetëm si biznesmen të suksesshem si pronar të tri garazhave në Zvicër (MyGARAGE) me mbi 20 puntorë, por edhe si humanist i cili ka investuar shumë në vendlindje ne Lladove dhe Gjilan.

Ai ka n gritur ekeonominë në atdhe, ka ndihmua shkollat shqipe, kulturën shqipe, skamnoret, jetimët, invalidet e luftës dhe veteranët e vërtetë te UCK-së etj..

Ai dje në praninë e rreth një mijë mysafireve, (hapi zemrën dhe dyert nga ora 9-17) për mysafirë, që ishin kryesisht autoritete te Gjenevës dhe kantonale si dhe biznesmen, mërgimtarë e miq nga mbarë Zvicra, bene inaugurimin e garazhes së re në Gjenevë, te treten me radhe, pas atyre në Bazel dhe Lausanne.

“Për gjitha keto suksese felemnderoj në rend të parë familjen time dhe Zvicrën.. Për mua , të jesh në Zvicer është dicka më shumë se fat, eshte privilegj, sepsë nga ky vend mund të fitosh dhe mësosh shumë gjëra, prandaj edhe sukseset janë të garantuara…” ka thënë në fund z.Besnik Benz për gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat