Thirrje për Angazhim në Kosovë të Profesionistëve nga Diaspora Kosovare dhe plotësimit të anketës “Potenciali Ekonomik & Investues i Diasporës Kosovare'”

Zvicra

Thirrje për Angazhim në Kosovë të Profesionistëve nga Diaspora Kosovare dhe plotësimit të anketës “Potenciali Ekonomik & Investues i Diasporës Kosovare'”

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Thirrje për plotësimin e anketës së hulumtimit “Potenciali Ekonomik & Investues i Diasporës Kosovare”.

GERMIN është duke realizuar hulumtim “Potenciali Ekonomik & Investues i Diasporës Kosovare”që ka për qëllim të hedhë dritë mbi kapacitetet investues financiar të diasporës, llojeve të investimeve si dhe vullnetin aktual të diasporës për të investuar në Kosovë.

Plotësimi i anketës merr kohë më së shumti 8 minuta, ndërsa të gjithë të dhënat e juaja do të jenë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllim të këtij hulumtimi. Anketa duhet të plotësohet vetëm nga Diaspora dhe është e qasshme në tre gjuhë (shqip, anglisht dhe gjermanisht).

Hulumtimi “Potenciali Ekonomik & Investues i Diasporës Kosovare” realizohet në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” – MARDI të Caritas Switzerland in Kosovo.

Linkun e anketës mund ta gjeni Këtu dhe këtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat