Goditet grupi kriminal shqiptar i trafikut të drogës në Zvicër. Vihen në pranga 27 persona, mes tyre edhe një grua

Zvicra

Goditet grupi kriminal shqiptar i trafikut të drogës në Zvicër. Vihen në pranga 27 persona, mes tyre edhe një grua

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Policia dhe prokuroria zvicerane kanë goditur një rrjet shqiptar të trafikut të drogës.

Sipas prokurorisë zvicerane, grupi kriminal shqiptar vepronte në trafikun në trafikun ndërkombëtar të drogës nga prilli i vitit 2020 deri në mars të vitit 2021. Ndërsa bëhet e ditur se shqiptarët kanë trafikuar sasi të mëdha droge në këtë vend.

Nga aksioni i policisë dhe prokurorisë zvicerane janë vendosur në pranga 27 persona të këtij grupi kriminal. Ata vepronin kryesisht në kantonin e Luzernës.

Gjithashtu nga aksioni janë sekuestruar 14,5 kilogramë kokainë, 8 kilogram heroinë, 3 kilogram marijuanë dhe 30 kilogramë produkte prerëse.

Bashkë me drogën janë kapur rreth 160 mijë franga, që kishin si burim trafikun e drogës.

Sipas autoriteteve zvicerane, droga shitej në të paktën 13 kantone dhe tregtia ishte e organizuar në mënyrë profesionale.

Vetëm në kantonin e Luzernës, policia arrestoi pesë burra dhe një grua nga Shqipëria.

I pandehuri kryesor rezulton të ketë trafikuar 82 kilogramë kokainë dhe bashkëpunëtori i tij 31 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat