Ne Gjenevë u mbajt tubim informativ me autoritetet nga qeveria e Kosovës rreth pensioneve të mërgimtarëve

Zvicra

Ne Gjenevë u mbajt tubim informativ me autoritetet nga qeveria e Kosovës rreth pensioneve të mërgimtarëve

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 15:27
Pamje nga takimi

Mbrëmë ne Gjenevë, rrespektivisht ne konsulaten e Republikes se Kosovës u mbajt nje tubim informativ me mergimtaret rreth pensioneve te organizuar nga EPER (VD) te drejtuar nga Luljeta Hajzeraj, bashkepunëtore e AGE dhe Migracion

Si mund të marr pensionin jashtë vendit, si të kërkohet pensioni për periudhat e punës jashtë vendit, ku duhet parashtruar kërkesa për kërkim të një pensioni të vjetërsisë? ..ishin keto disa pyetje që per dy ore rresh u debatuan ne tubimin mbrëmshem ne Gjeneve mes autoriteteve nga qeveria e Kosoves, gjegjesisht nga personat kompetent nga Divisioni i pensioneve të jashtme të Kosovës.

Lidhur me pensionet ne Kosovë dhe jashta vendit, ne kete rast ne raport me Zvicrën para pjesemarresve folen Rexhep Bajraktari, minister-keshilltar ne Konsulaten e Gjenevës, Berat Zhinipotoku, udheheqes i divizionit te pensioneve te jashtme dhe Skender Asllani, zv.drejtor i departamentit te pensioneve ne Kosovë.

Pos, gazetareve, pyetje bene edhe mergimtarët drejtuar mysafirëve nga Prishtina, kompetent per pensionet ishin te larmishme, sikur ajo për marrëveshjen se fundit mes Zvicres dhe Kosovës, penskionet e punes, pyetje rreth AVS, atyre te invaliditetit etj..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat