Krasniqi takon mërgatën në Gjenevë: Ju keni dhënë gjithçka për Kosovën, dhe keni sjellë Kosovën në Zvicër

Zvicra

Krasniqi takon mërgatën në Gjenevë: Ju keni dhënë gjithçka për Kosovën, dhe keni sjellë Kosovën në Zvicër

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 14:17
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se festa e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk mund të përmbyllej pa e ndarë gëzimin me mërgatën, e cila i ka dhënë shumë Kosovës për arritjen e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

“Falënderim për Prof. Djawed Sangdel, drejtor menagjues i Swiss UMEF University, në hapësirat e të cilit patëm një takim mbresëlënës me komunitetin shqiptar në Kantonin e Gjenevës. Mërgata jonë këtu, përveç që kanë dhënë gjithçka për Kosovën, po ashtu ka sjellë edhe Kosovën në Zvicër. Xhaka, Shaqiri, Behrami e shumë sportistë e artistë të tjerë, sot i bëjnë nder secilit qytetar të Kosovës, secilit shqiptar kudo që është, me kontributin e tyre në zhvillimin e sportit, artit e kulturës dhe fushave të tjera këtu në Zvicër”, shkruan Krasniqi.

Kreu i PDK-së thotë se duke krijuar mundësi për rikthimin e trurit dhe investitorëve nga mërgata në Kosovë, mund të ndërtohet një ardhme më prosperuese për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

“Është për t’u përshëndetur fakti se mërgata jonë ka arritur të integrohet më mirë se kushdo tjetër nga jashtë, pa e shkëputur as edhe më të voglin element që i lidhë me Kosovën dhe me kombin tonë. Dilema rreth të ardhmes tonë nuk ka. Duke krijuar mundësi për rikthimin e trurit dhe investitorëve nga mërgata në Kosovë, ne mund ta ndërtojmë një të ardhme më prosperuese për shtetin dhe qytetarët tanë”, shkruan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat