Mbahet konferenca “Imazhi i ‘International Geneva’ në mediat ndërkombëtare dhe zvicerane” gazetari Nefail Maliqi flet për rolin e mediave shqiptare në Zvicër dhe Ballkan

Zvicra

Mbahet konferenca “Imazhi i ‘International Geneva’ në mediat ndërkombëtare dhe zvicerane” gazetari Nefail Maliqi flet për rolin e mediave shqiptare në Zvicër dhe Ballkan

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 16:18
Nefail Maliqi

Në Gjenevën ndërkombëtare, nën organizmin e “Club suisse de la presse,” u mbajt tryeza e rrumbullakët me gazetarët botërorë me moton: Imazhi i Gjenevës ndërkombëtare në mediat zvicerane dhe botërore (Image “International Geneva” in the international and Swiss media), ku morën pjesë personalitete dhe përfaqësues të mediave zvicerane dhe ndërkombëtare. Në këtë aktivitet, përfaqësuesi i mediave shqiptare në Zvicër dhe Ballkan mori pjesë, gazetari i njohur ndërkombëtar në Gjenevë, Nefail Maliqi.

“Në krahasim me numrin e shqiptarëve në Zvicër (mbi 300 mijë), mediat e këtushme shumë pak publikojnë shkrime për sukseset dhe integrimin e tyre, që më shumë për t’i folur politikanët sesa gazetat. Nuk mjaftojnë vetëm shkrimet për këmbët e Xhakes dhe Shaqirit. Edhe kur flasin, ato merren për shpejtësinë e veturave, ndonjë përleshje apo krim”, thotë  Nefail Maliqi.

Në këtë tryezë morën pjesë zyrtarë të qendrës së mediave të Kombeve të Bashkuara, zëdhënësja e OKB-së, pastaj drejtues të shoqatave të gazetarëve botërorë (APES dhe ACANU), kolegë zviceranë dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë. Gazetari shqiptar në Gjenevë, z. Maliqi, në fjalimin e tij u ndal për rolin e mediave zvicerane dhe hapësirën e komunitetit shqiptarë në Zvicër në këto media dhe mungesën e shkrimeve pozitive mbi zhvillimet në Ballkan, sidomos ato nga Kosova dhe Shqipëria si pjesë e Evropës.

Në intervistën e tij, z. Maliqi vazhdoi të thotë: “Meqë kjo konferencë ka moton: ‘Imazhi i Gjenevës ndërkombëtare në mediat zvicerane dhe botërore,’ e dini sigurisht që në këtë ‘Gjenevë ndërkombëtare’ jetojnë edhe të huajt, për të mos thënë gjysmë për gjysmë, por 40 për qind po. Dhe sigurisht që lexuesit e mediave tuaja nuk janë vetëm zviceranët, por edhe të huajt. Atëherë pse të mos keni më shumë artikuj, intervista dhe reportazhe për sukseset, integrimin dhe bashkëjetesën mes komuniteteve në Zvicër, në veçanti për shqiptarët si një komunitet mjaft i rëndësishëm dhe i madh në Zvicër? Temat këto do të rrisin jo vetëm lexueshmërinë dhe shikueshmërinë e mediave, por edhe imazhin e më të mirë të Gjenevës ndërkombëtare dhe Zvicrës demokratike dhe tolerante. E thashë këtë sepse gazeta zvicerane “Le Canton27.ch”, e cila pos shkrimeve mbi zhvillimet në Zvicër dhe aktivitetet tjera politike në Gjenevë ndërkombëtare dhe në Bernë, si një medium i vetëm në shqip në Zvicër që merret me (mos) integrimin e komunitetit shqiptarë, duhet të promovojë sukseset e tyre në Zvicër, dhe nuk po mund të përfshijë të gjitha aktivitetet e tyre në 26 kantonet e Zvicrës… ”

Sipas kolegut Maliqi: “Logjikisht, nëse në kantonin e Gjenevës jetojnë rreth 40 për qind të të huajve, atëherë 40 për qind e gazetës duhet të mbushet me shkrime për të huajt. Këtë askush nuk e kërkon, por të paktën në javë duhet të jenë 2-3 shkrime të thjeshta, dhe jo vetëm shqiptarët në gazeta të përmenden vetëm atëherë kur ka ndonjë incident ose tension të situatës në Kosovë, të provokuar nga Serbia… ”

Në vazhdim, gazetari Nefail Maliqi përkujtoi kolegët dhe pjesëmarrësit e këtij takimi me përfaqësues të mediave ndërkombëtare se i

Drejtues të mediave dhe organizatave ndërkombëtare preken edhe zhvillimet aktuale në botë, si lufta në Lindjen e Mesme (Izrael-Palestinë), ajo mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe terrorizmi dhe invazioni i planifikuar serb në Kosovë me një grup terroristësh në veri të Kosovës, të incuar nga gazetari Nefail Maliqi, shkruan gazeta zvicerane “Le Canton27.ch.”

“Unë nuk e përjashtoj mundësinë që Kremlini mund të qëndrojë pas sulmit në Izrael. E them këtë pasi Rusia deshtoi përmes Serbisë (Radoicic) ta destabilizojë ose ta ndezë në Kosovë, dhe ta ndezë me Hamasin në Izrael përmes Iranit, për ta larguar dhe për të përqendruar vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe mediave botërore nga Ukraina,” tha ndër të tjera publikisti dhe gazetari ynë në Gjenevë, Nefail Maliqi, i cili mori pjesë në debatin “Imazhi i Gjenevës ndërkombëtare në mediat zvicerane dhe botërore” (“International Geneva” in the international and Swiss media).

Pos gazetarit tonë ndërkombëtar, Nefail Maliqi, në këtë tryezë të rrumbullakët, të organizuar nga “Club suisse de la presse,” morën pjesë edhe këto personalitete dhe përfaqësues të mediave zvicerane dhe ndërkombëtare, si Isabelle Falconnier, drejtoreshë e CSP, Oliver Coutau, delegat në Gjenevë Ndërkombëtare të Kantonit të Gjenevës, Peter Kenny, president i Shoqatës së Shtypit të Huaj në Zvicër (APES), Alessandra Velucci, drejtore e Shërbimit të Shtypit të Kombeve të Bashkuara për informacion në Gjenevë, Tamer Aboalenin, president i Shoqatës së Korrespondentëve të Akredituar në Kombe të Bashkuara (ACANU), Ed Girardet, gazetar amerikano-zviceran, Kasmira Jefford, kryeredaktore e “Geneva Solutions,” Virginie Mangin, gazetare në “SwissInfo,” Gorgui Wade Ndoye, drejtor i botimeve “ContinentPremier,” Laurent Sierro, korrespondent i OKB-së dhe Gjenevës ndërkombëtare për Keystone-ATS, Olivier Bot, zëvendës kryeredaktor, “Tribune de Genève.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat