Dy gjenerata në një fotografi, por besoj se të gjithë e njohin artistin e madh Çun Lajçi – aktor i shquar dhe së fundmi i njohur edhe për vargjet e tij të fuqishme. Në këtë foto, përkrah tij ndodhet edhe një tjetër figurë e njohur shqiptare nga bota e showbiz-it, Ludovik Karrica – apo siç e njohin të gjithë, Ludo – i cili jeton dhe vepron në Zvicër.
Si shumë prej nesh, edhe ai është rritur me filmat e Çun Lajçit, dhe nuk e fsheh emocionin kur e takon nga afër. Pikërisht në rrjetet sociale të Ludos është shpërndarë kjo foto, shoqëruar me një status që prek zemrën:
"Sa e dhimshme është kur e sheh një aktor të madh duke shitur libra në rrugë të qytetit. Mirëpo, me një buzëqeshje të lehtë i përballon të gjitha. Njeriu është më i fortë se guri!"
Ndërsa ne pyesim: po sikur këtë artist të madh ta kishte shteti i Zvicrës? Ndoshta vetë Ludo do të kishte një përgjigje për këtë, sepse çdo fjalë që ka shkruar në statusin e tij është më se e drejtë.
BS