Zvicër: më 30 nëntor mbaron afati për ndërrimin e kasës së sëmundjes

Zvicër

Zvicër: më 30 nëntor mbaron afati për ndërrimin e kasës së sëmundjes

Nga: Bota sot Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 11:31
Fotoilustrim

Të hënën, më 30 nëntor 2026, mbaron afati për ndërrimin e kasës së sëmundjes në Zvicër për vitin 2027. Kërkesa e shkruar për shkëputjen e sigurimit bazë duhet të arrijë te kasa aktuale deri atë ditë, ndërsa vula postare nuk vlen.

Zyra Federale e Shëndetësisë (BAG) njoftoi më 29 shtator se primi mesatar mujor për vitin 2027 do të jetë 412 franga. Kjo është 5,0 për qind, ose 19,70 franga, më shumë se këtë vit.

Të njëjtin afat, 30 nëntorin, ka edhe ndryshimi i modelit të sigurimit dhe zbritja e franshizës. Nëse dikush dëshiron franshizë më të lartë, njoftimi duhet të arrijë deri më 31 dhjetor.

Çfarë duhet pasur parasysh: Sigurimi shtesë mund të mbahet te kasa e vjetër, por duhet theksuar qartë në kërkesë se shkëputja vlen vetëm për sigurimin bazë. Faturat e pashlyera dhe të kujtuara deri më 30 nëntor mund ta pengojnë ndërrimin, prandaj duhet të paguhen deri më 31 dhjetor. Krahasimin e primeve mund ta bëni te platforma zyrtare https://www.google.com/url?q=http://priminfo.admin.ch&source=gmail&ust=1795688753571000&sa=E.

Kasat e reja shpesh i kryejnë vetë formalitetet e shkëputjes për klientët që kalojnë te ata. Megjithatë, duke qenë se afati është afër, rekomandohet të dërgoni kërkesën me postë të rekomanduar ose të siguroheni që ajo mbërrin në kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat