Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) nuk e përjashton më rritjen e normës së interesit në vendimin e 10 dhjetorit, pasi inflacioni doli më i lartë se parashikimi i saj.
Norma qëndron në 0% që nga qershori 2025. Sipas Investrends, që citon Reuters, SNB nuk është zotuar për rritje, por nuk e përjashton më një hap në dhjetor. Zëvendëspresidenti i SNB-së, Antoine Martin, ka thënë se rreziku kryesor mbetet kursi i këmbimit mes frangut, dollarit dhe euros.
Një rritje do të ndikonte hipotekat Saron, kreditë e kompanive dhe obligacionet në franga. ING nuk pret rritje në dhjetor, por e sheh kursin EUR/CHF drejt 0,9125. Tregjet çmojnë dy rritje deri në shtator të vitit të ardhshëm.
Franga më e fortë u jep më shumë euro familjeve që dërgojnë para në Kosovë dhe Shqipëri, por një rritje e normës mund t'i rëndojë ata që kanë blerë shtëpi në Zvicër me hipotekë.
Vendimi i SNB-së shpallet më 10 dhjetor në orën 09:30.