Nga 1 janari 2027 rentat AHV rriten 1,59%, norma e interesit në BVG shkon në 2%

Zvicër

Nga 1 janari 2027 rentat AHV rriten 1,59%, norma e interesit në BVG shkon në 2%

Nga: Bota sot Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 12:54
Fotoilustrim

Rentat e sigurimit të pleqërisë AHV dhe të invaliditetit IV në Zvicër rriten rreth 1,59% nga 1 janari 2027, ndërsa norma minimale e interesit për pensionin profesional (BVG) ngrihet nga 1,25% në 2%.

Këshilli Federal vendosi më 2 tetor që renta minimale mujore të shkojë nga 1.260 në 1.280 franga dhe ajo maksimale nga 2.520 në 2.560 franga. Rritja bazohet te indeksi i përzier i çmimeve dhe pagave dhe vlen për rentat me kontribut të plotë. Renta personale varet nga vitet e kontributit dhe nga të ardhurat mesatare gjatë jetës së punës.

Më 4 nëntor Këshilli Federal vendosi edhe që norma minimale e interesit në pensionin profesional të rritet nga 1,25% në 2% nga janari 2027. Për pjesën e detyrueshme të BVG-së, kjo do të thotë që kapitali i kursyer ka të drejtë të fitojë më shumë interes.

Ndryshimet prekin pensionistët dhe punëtorët shqiptarë në Zvicër, që kanë pjesë në AHV dhe në një kasë pensioni.

Për pjesën mbi kufirin e detyrueshëm, kasat e pensionit vendosin vetë normën e interesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat