9 të vrarë nga sulmet e rebelëve islamikë në Somali - Bota Sot
9 të vrarë nga sulmet e rebelëve islamikë në Somali

Afrika

9 të vrarë nga sulmet e rebelëve islamikë në Somali

Më: 22 maj 2019 Në ora: 19:36
Foto

Në bombardimet vetëvrasëse të ekstremistëve islamikë në Mogadisho, të paktën nëntë vetë kanë vdekur sot, përfshirë ish-ministrin e Jashtëm somalez, tha policia.

Në një shpërthim bombash në afërsi të pallatit presidencial, më shumë se 13 vetë u plagosën dhe shumica e të vrarëve janë ushtarë, tha policia.

Ish-ministri i Jashtëm Hussein Elaba Fahia, i cili u vra në shpërthim, ishte këshilltari i presidentit aktual të Somalisë, Mohammed Abdullah Mohammed.

Përgjegjësia për sulmin u mor nga grupi rebel somalez Al-Shabab, duke pretenduar se cak i sulmit ishin automjetet me zyrtarët qeveritarë.

Automobili-bombë shpërtheu, ndërsa ushtarët kryen kontrollet e sigurisë së automjeteve në rrugën kryesore.

Al-Shabab, një grup i lidhur me Al-Kaidën, shpesh kryen sulme me bomba në Mogadisho pranë kompleksit presidencial dhe në hotelet e frekuentuara nga zyrtarë qeveritarë dhe të huaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...