“Dhurata” e Vjosa Osmanit për ditëlindjen e djalit të Haxhi Shalës

Aktuale

“Dhurata” e Vjosa Osmanit për ditëlindjen e djalit të Haxhi Shalës

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 09:17
Vjosa Osmani

Emërimi i djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, konsull ka qenë kryetemë dy ditët e fundit.

Vetë deputeti ka qëndruar i heshtur karshi zërave se emërimi i djalit të tij ka ardhur pas pazarit që ai ka bërë një ditë para votimit të Qeverisë Hoti.

Megjithatë, tash ish-konsulli Flakron Shala e ka thyer heshtjen duke u lajmëruar përmes Facebook-ut.

Pak orë pas këtij shkrimi, ku premtonte se do të punonte me nder, Shala e ka marrë lajmin se e kanë shkarkuar nga pozita që mbante tash e një kohë.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Presidenca, ku shkruhej se janë liruar nga pozita edhe tre konsuj të tjerë pos Shalës.

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, pas këtij njoftimi reagoi përmes Facebook-ut.

Ajo që bie në sy është se Flakron Shala u shkarkua nga pozita pak orë para ditëlindjes së 25-të.

“Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit. Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atedheun tonë Kosoven”, shkroi deputeti i AAK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat