Parlamenti Evropian vlerëson Lladrovcin për bashkëpunim në lëmin e arsimit

Aktuale

Parlamenti Evropian vlerëson Lladrovcin për bashkëpunim në lëmin e arsimit

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 22:08
Ramiz Lladrovci

Faqja zyrtare e Parlamentit Evropian, Parlement europeen, @PEStrasbourg, në twitter, ka vlerësuar lart bashkëpunimin në lëmin e arsimit, në mes të komunës së Drenasit dhe landit Baden- Würtemberg. Në rrjetin social twitter, në veçanti shprehet falënderim për kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili mbajti edhe një fjalë rasti, në takimin online.

Lladrovci në rrjetin social fb. ka shkruar se “jam mirënjohës për këtë theksim të bashkëpunimit nga ana e Parlamentit Evropian për nxënësit e shkollave tona me shkollat e Baden-Würtembergut.”

Ja postimi i plotë i kryetarit Lladrovci:

Faleminderit Baden-Würtemberg, faleminderit Gjermani, faleminderit Parlament Evropian!

Lajm i mirë dhe vlerësim nga Strasburgu, nga Parlamenti Evropian, për kontributin e nxënësve tanë, për pjesëmarrjen e nxënësve të komunës së Drenasit me nxënësit e Baden-Würtembergut.

Kjo e arritur e nxënësve tanë, në faqen e Parlamentit Evropian, me rrjetin social twitter, shprehet falënderim për bashkëpunimin e komunës dhe fjalë modeste imja me këtë rast, me partnerët tanë.

Komuna e Drenasit do të vazhdoj bashkëpunimin me shkollat e Baden-Würtemberg, për të sjell përvojat më të mira të arsimit, të arriturat si dhe njohjen me nivelin e nxënësve tanë, krahas moshatarëve të vet në Gjermani.

Jam mirënjohës për këtë theksim të bashkëpunimit nga ana e Parlamentit Evropian për nxënësit e shkollave tona me shkollat e Baden-Würtembergut.

Faleminderit Baden-Würtemberg, faleminderit Gjermani, faleminderit Parlament Evropian!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat