Albin Kurti bashkë me gruan e Rexhep Selimit bëjnë homazhe në Prekaz

Aktuale

Albin Kurti bashkë me gruan e Rexhep Selimit bëjnë homazhe në Prekaz

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 10:18
Homazhet

(E plotësuar 11:00) - Edhe pas më shumë se dy dekadave nga lufta në Kosovë, kryetari i LVV-së po konsideron se vendi nuk ka sovranitet të plot, integritet të plot territorial, njohje ndërkombëtare dhe stabilitet të vërtetë në Ballkan. Sipas Albin Kurtit, kjo arrihet nga qeveritë e pakorruptuara të cilat vejnë interesin e përgjithshëm, para çdo interesi tjetër.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se Skënderbeu në Krujë, Ismail Qemali në Vlorë, e Adem Jashari ne Prekaz janë tri ngjarje historike që kanë të përbashkët 28 nëntorin.

Ai bashkë me deputetë e përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje manë bërë homazhe tek varrezat në Prekaz, në shënimin e kësaj date, që sipas tij është gurthemel i identitetit kombëtar shqiptar. Kurti theksoi se 59 anëtarët e familjes Jashari, u flijuan në një luftë të pabarabartë, qe ja dha hovin vendimtar çlirimit të Kosovës.

Kurti: 28 Nnwntori mbete diell i shqiptarëve

"Ngjarje, personalitete, veprimtarë të kombit në periudha të ndryshme në beteja politike dhe ushtarake në paqe, okupim, në luftë, lëvizje legale dhe ilegale qe të gjithë këta e kanë 28 nëntorin diell të tyre. Dhe kështu do të mbetet përherë për shqiptarët kudo që janë. Ne si brez qe sot rrojmë por edhe ata të cilët do të vijnë pas nesh e ende nuk kanë lindur. Në homazhet e sotme këtu në Prekazin historik, ishim me Shqipen, por pa Rexhën. Me Shqipen, bashkëshorten dhe bashkëluftëtarin e Rexhep Selimit, i cili gjithashtu me 28 nëntor të vitit 1997 bëri shpalljen publike të UÇK-së me dy bashkëluftëtarët e tij Mujë Krasniqin, kapiten kapuçin dhe gjithashtu bashkëluftëtarin tjetër Daut Haradinajn", tha Kurti.

Kryetari i LVV-së, tha se padrejtësia ndaj tyre nuk do t’i dobësojë, dhe se do t’i tejkalojnë këto vështirësi.

Kurti tha se Kosova ende nuk ka sovranitet dhe integritet të plot territorial.

Kurti: Vendi ende nuk ka sovranitet dhe integritet të plotë territorial

"Ne duam të theksojmë atë që nuk është përmbushur ende, e kjo është sovraniteti i plot i Kosovës, integriteti i plot territorial, njohja e plot ndërkombëtare dhe afrimi, integrimi, e bashkimi i shqiptarëve që pikërisht do ta arrinte stabilitetin e vërtetë dhe afatgjatë në Ballkan. Në Ballkan, në këtë rajon ende të pa integruar në Bashkimin Evropian ka tensione dhe nuk ka stabilitet sepse paqja gjithmonë është mbajtur në kurriz të shqiptarëve, të cilët kanë paguar çmimin më të madh edhe ne luftë edhe në paqe. Ne duhet të përparojmë jo për inate të të tjerëve, por për hir të vetës tonë. Veçse kjo realizohet nëpërmjet qeverive të ndershme të pakorroptuara qe vën interesin e përgjithshëm, para çdo interesi tjetër. Dhe e kuptojnë që çfarë do ndihme nga jashtë nga partner apo aleat duhet të paraprihet nga vet respekti, vetëbesimi dhe puna jonë këtu brenda", ka deklaruar Kurti.

28 nëntori shënon pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit e legjendarit Adem Jashari.

Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton edhe daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor ta vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. 

***

10:30Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë homazhe sot në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, për nder të Festave të 28 Nëntorit.

Së bashku me Kurti ishin edhe pjesëtarët e tjerë të partisë si dhe Arbërie Nagavci, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij subjekti politik.

Ai ka thënë se 28 nëntori është data e gurthemelit të identitetit kombëtar shqiptar.

“Sot janë tri ngjarje historike, Gjergj Kastrioti “Skënderbeu” në Krujë, Ismail Qemajli në Vlorë dhe Adem Jashari në Kosovë, këto kanë një të përbashkët 28 nëntorin që i bashkoi shqiptarët”.

“Jemi këtu në Prekaz, sepse 59 anëtarë në mesin e të cilëve 15 gra dhe 15 fëmijë, u flijuan në një luftë të pabarabartë që sot njihet si Epopeja e UÇK-së, e cila ia dha hovin vendimtar asokohe çlirimit të Kosovës”.

“Personalitet të kombit në periudha të ndryshme në beteja politike, ushtarake, në paqe, okupim, në lëvizje legale dhe jo-legale e kanë 28 nëntorin diell të tyre. Kjo do të mbetet kështu përherë për shqiptarët kudo që janë”, ka thënë Kurti.

Së bashku me Kurtin në Prekaz e prasnishme ishte edhe gruaja e eprorit të lartë të UÇK-së, Rexhep Selimi.

Shqipe Selimi, ishte pjesëtare e UÇK-së, ajo luftoi krah burrit të saj, Rexhep Selimit.

Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj ishte personalitetet e para që dolën publikisht me uniformën e UÇK-së. /

Kurti nga Prekazi: Padrejtësisë që po i bëhen UÇK-së, nuk do të na dobësojnë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë homazhe në kompleksin e familjes Jashari.

Kurti, nga atje ka thënë se padrejtësitë që po i bëhen UÇK-së, nuk do të na dobësojnë.

“Sot në Prekaz ishim me Shqipen, pa Rexhën, e cili me 28 nëntor bëri shpalljen publike të UÇK-së. Padrejtësia ndaj atyre që e shpallën UÇK-në, nuk do të na dobësoj, sepse patjetër do të ngadhënjejmë”, u shprehë Kurti.

23 vjet më parë Rexhep Selimi së bashku me Daut Haradinajn dhe heroin, Mujë Krasniqi, për herë të parë bën daljen e parë publike të UÇK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat