Kërkohet përfshierja e plotë në pagesat shtesë për të gjithë stafin mbështetës

Aktuale

Kërkohet përfshierja e plotë në pagesat shtesë për të gjithë stafin mbështetës

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 18:23
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku ka munguar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Lidhur me këtë, Komisioni ka shprehur indinjatën për mos pjesëmarrjen e ministrit Zemaj dhe gjithashtu ka kërkuar nga bordi i SHSKUK-së të rishqyrtojë vendimin e pezullimit të ambulantave specialistike.

Komisioni gjithashtu ka kërkuar rritjen e nivelit të organizimit për ofrimin e shërbimeve të plota shëndetësore në klinikar COVID dhe gjithashtu përfshierjen e plotë nëp agesat shtesë për të gjithë stafin mbështetës.

Ky është njoftimi i plotë i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale:

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kryesuar nga Albena Reshitaj, kryetare, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi lidhur me situatën me pandeminë COVID-19 në vend dhe në fund të diskutimeve, doli me disa rekomandime:

– Komisioni shpreh indinjatën për mos pjesëmarrjen e ministrit Armend Zemaj në mbledhjen e komisionit, për të raportuar për situatën aktuale me COVID 19;

– Komisioni kërkon nga Bordi i SHSKUK-së të rishqyrtojë vendimin e pezullimit të ambulancave specialistike dhe rikthimin e ofrimit të shërbimeve në këto klinika;

– Komisioni kërkon rritjen e nivelit të organizimit për ofrimin e shërbimeve të plota shëndetësore në klinikat COVID, të formuara me vendim të bordit të SHSKUK-së;

– Komisioni kërkon që të bëhet përfshirja e plotë në pagesat shtesë për të gjithë stafin mbështetës, përfshirë punëtorët e sigurimit dhe të pastrimit, të cilët tash e tetë muaj janë duke dhënë kontributin e tyre, në përballje me COVID 19. ​/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat