Legjitimiteti i qeverisë Hoti, Rrahmani: Vota e Arifit është e rregullt dhe e drejtë

Aktuale

Legjitimiteti i qeverisë Hoti, Rrahmani: Vota e Arifit është e rregullt dhe e drejtë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:39
Qazim Rrahmani

Qazim Rrahmani, kryetari në detyrë i Partisë së Ashkalive për Integrim deklaroi për Euronews Albania se vota e Etem Arifit për qeverinë Hoti është një votë e rregullt.

“Dje Gjykata Kushtetuese ka dëgjuar të gjitha palët dhe pritet që në ditët në vijim të jepet epilogu në këtë çështje. Partia e Ashalive për Integrim mendon se vota e Arifit është rregullt e drejtë dhe nuk do ketë ndikim në situatën politike në Kosovë”, tha ai.

“Unë kam deklaruar disa ditë më parë dhe ka sqaruar se  Partia e Ashkalive për Integrim është pjesë e kësaj qeverie dhe do të vazhdojë deri më momentin qe ne do të kemi rregullat e kësaj marrëveshje”, u shpreh ai më tej.

Ditën e djeshme në Gjykatën Kushtetuese në Kosovë u zhvillua seanca e parë për vlefshmërinë e qeverisë Hoti.

Dje, nëntë gjyqtarë të Kushtetueses dëgjuan online dhe u parashtruan pyetje përfaqësuesve të Vetëvendosjes si iniciues të kësaj çështje, përfaqësuesve të qeverisë, Zyrës së kryeparlamentares, Komisionit për Mandate, KQZ-së dhe Këshillit Gjyqësor.

Pritet që vendimi të jepet në ditët në vijim, për vlefshërinë apo pavlefshërinë e votës së ish-deputetit Etem Arifi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat