Reshitaj falënderon mantelbardhët për punën e palodhshme

Aktuale

Reshitaj falënderon mantelbardhët për punën e palodhshme

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:46
Foto

Sot është dita ndërkombëtare e Vullnetarizmit. Në këtë ditë të veçantë të ditës së vullnetarëve, deputetja e AAK-së njëherësh edhe kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, Albena Reshitaj, ka folur për punën e palodhshme të mantelbardhëve.

Postimi i plotë:

Pa kontributin e vullnetarëve që veshën mantelën e bardhë për ti shërbyer qytetarëve dhe nevojave të tyre, sistemi shëndetësor i Kosovës do të ishte i mangët gjatë tërë kohës, e sidomos në periudhën e situatës epidemiologjike Covid-19.

Në ditën e Vullnetarizmit, u jemi mirënjohës dhe falenderojmë të gjithë vullnetarët për angazhimin dhe punën e tyre të pandalshme e të suksesshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat