Specialja: Avokatët i kërkojnë paratë, zvarritet pagesa

Aktuale

Specialja: Avokatët i kërkojnë paratë, zvarritet pagesa

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:09
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi; foto ilustrim nga "Bota sot"

Avokatët e ish-eprorëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë akuzuar për ”krime lufte, krime kundër njerëzimit e pengim në Drejtësi”, tashmë kanë bërë kërkesat e tyre në Ministrinë e Drejtësisë për t’u kompensuar për angazhimin e tyre.

Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Komisioni për Shqyrtim dhe Vendosje i Divizionit për Mbrojtjen Juridike të Akuzuarve potencial të Dhomave të Specializuara, nuk i ka kthyer ende asnjë përgjigje ndonjërit prej mbrojtësve, meqë ky Komision, siç është konfirmuar nuk ka nisur punën akoma.

Po ashtu mësohet se fillimi i punës së Komisionit për Shqyrtim dhe Vendosje është duke u penguar nga akterë jashtë Ministrisë së Drejtësisë, por as nga kjo e fundit e as nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit nuk është bërë e ditur se kush dhe për çfarë arsye po e pengon punën e tij.

E kurdo që do të nisin kompensimet financiare për avokatët e shtatë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Ministria e Drejtësisë zotohet se në pasqyrat javore të shpenzimeve të ministrisë, do t’i publikojë të gjitha shpenzimet që lidhen me këtë proces.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat