Si do bëhet tërheqja e 10% nga Trusti, publikohet njoftimi

Aktuale

Si do bëhet tërheqja e 10% nga Trusti, publikohet njoftimi

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:07
Trusti

Pas dekretimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka dalë me një njoftim ku thonë se aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm online dhe përmes një faqeje të veçantë internet.

Ata thonë se nuk ka nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti.

Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar kontribuues,

Tërheqja prej 10% është dekretuar sot, si pjesë e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti.

Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti.

Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim.

Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat