Daut Haradinaj nga Aleanca u bëri thirrje drejtuesve të shtetit që ta vizitojnë Jakup Krasniqin në shtëpinë e tij, duke e vlerësuar këtë si si obligim moral.
“Shpresoj që në këtë ditë, kur do të votohet projektligji i rikthyer nga presidentja, vetë presidentja, kryeministri, ministrja e Drejtësisë dhe kryeparlamentarja të shkojnë dhe ta vizitojnë bacën Jakup në familje. Është obligim moral. Thirrje publike, shkoni vizitojeni këtë burrë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka vlerësuar lart kontributin e Jakup Krasniqit në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke vënë në dukje se një patriot që e kaloi gati një të tretën e shekullit nëpër burgje.
“Është njëri prej njerëzve kryesorë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe një prej njerëzve kryesorë që u dënua me 25 vjet për një vepër që as vetë nuk po e kuptojnë ata që e kanë shqiptuar. Një njeri i moshuar, i ndershëm, një burrë, një patriot që e ka gati një të tretën e shekullit nëpër burgje”, tha Haradinaj.
Jakup Krasniqi arriti dje nga Haga në Prishtinë , për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.