Familja e Haki Imerit befason me deklaratën e fundit për ish-presidentin Thaçi

Aktuale

Familja e Haki Imerit befason me deklaratën e fundit për ish-presidentin Thaçi

Nga: A.Zh Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:52
Haki Imeri, Hashim Thaçi

Familja e Haki Imerit, veprimtari i vrarë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për mundësinë e lirimit me kusht nga Gjykata Speciale të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Kjo familje ka thënë se lirimi i Thaçit varet nga shumë faktorë, duke përmendur këtu mediat dhe grupet parapolitike, përcjell Bota sot.

Familja Imeri ka thënë se ish-presidenti do të duhej të mbrohej në liri, për faktin që ka kontribuar në themelimin e Gjykatës Speciale.

Reagimi i plotë i Familjes Imeri në Facebook:

Se a do të lirohen Thaçi e të tjerët me kusht për tu mbrojtur në liri kjo varet shumë nga disa faktorë: mediat, grupet parapolitike që janë kamufluar si parti, grupet paramilitare që proklamohen si "çlirimtarë", bëjnë propagandë, orkestrojnë, shantazhojnë individët, shoqërinë që mbështet ligjin, respektivisht drejtësinë dhe Gjykatën Speciale...

Drejtësia dhe e vërteta nuk luftohet me mujshmëri fisnore e nëntokësore. Është e domosdoshme të kuptohet se proceset, në të cilat ndodhemi janë shumë të rëndësishme, nuk ndryshohet rrjedha e tyre nga akterë që nëntokën e kanë instrument, mbijetesë politike.

Nëse, Thaçi do të duhej të lirohej me kusht që të mbrohet në liri, do të duhej të lirohej për të vetmin fakt që ka kontribuar pa rezervë, dhënë maksimumin për votimin dhe themelimin e kësaj Gjykate kosovare të amerikanizuar... Besojmë fuqishëm në vendimet e Gjykatës Speciale, pa marrë parasysh çfarë do të jenë ato.

Image
Postimi i Familjes Imeri në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat