Deputetja e LV-së e zbulon se kush u pasurua nga Koronavirusi

Aktuale

Deputetja e LV-së e zbulon se kush u pasurua nga Koronavirusi

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:29
Fatmire Mulhaxha Kollqaku

Nënkryetarja e LV-së njëherit deputete  në Kuvendin e Kosovës Fatmire Mulhaxha Kollqaku, thotë se COVID-19 paska qenë parajsë për sektorin privat të shëndetësisë.

Tani edhe ai grusht para nga trusti i qytetarëve ka mundësi të derdhet aty.

Përveç për pacientë të hospitalizuar, që edhe aty blejnë shumicën e terapisë dhe nje pjesë të rëndësishme dhe të shtrenjtë të ekzaminimeve laboratorike, e që duhet të përsëriten shpesh, duhet ta bëjnë në sektorin privat.

Sipas saj qëllimisht ndër vite janë janë lënë shumë shërbime të pafunksionalizuara, mungesa të reagensve, testeve, prishje e aparaturave në mënyrë ciklike, e besa edhe përvetësim të tyre, në dëm të pacientëve, për të kërkuar zgjidhje jashtë institucioneve shëndësore publike.

"Me kapacitete të limituara për marrje të terapisë parenterale, intravenoze, siç është në Prishtinë vetëm QMF në Emshir (!!!!), qytetarët e sëmurë të dërrmuar nga sëmundja, detyrohen të gjejnë zgjidhje alternative, duke rrezikuar pasojat e marrjes së terapisë në kushte jo të sigurta, në shtëpi pa mbikëqyrje mjekësore. Mos të harrohet fakti, që në pamundësi me lëviz me transport vetanak, nuk ka linjë të veçantë të taksive me ndarje dhe shoferë të mbrojur, që do t'u shërbenin qytetarëve në nevojë. Çdo kompani e taksive do të kishte mundësi të kontribuonte me nga dy taksi, p.sh. me ndarje dhe mbrojtje adekuate, me mbështetje institucionale publike", tha Kollqaku.

Deputetja nga LV-ja tha se milionat po shkojnë në sektor privat. Nuk do të ishte problem nëse aty do të drejtoheshin qytetarët me mundësi të mira materiale, që duan cilësi të shërbimeve, të mos presin, etj.

Ajo shtoi se fatkeqësisht aty janë të detyruar të kërkojnë ndihmë edhe përfituesit e ndihmave sociale. Nëse shkon sëmundja, borxhet do të mbesin shumë gjatë.

"Ministër, dëgjoje zërin e atyre që nuk guxojnë të shpërfillin këshillat e mjekëve në kërkim të trajtimit, pavarësisht çmimit. Pyeti si po ia dalin? A je duke e bërë", tha deputetja  e LV-s Kollqaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat