Vjosa Osmani deklarohet pas suspendimit të sekretarit të Presidencës

Aktuale

Vjosa Osmani deklarohet pas suspendimit të sekretarit të Presidencës

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:52
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka suspenduar nga pozita e Sekretarit të Presidencës, Driton Gashin, i cili ishte punësuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

Rreth kësaj çështjeje është deklaruar edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani.

“Nuk është përcjell pezullimi  pas lirimit të detyrës nga z.Gashi. Pezullimi ka ndodhur disa ditë më herët, pra ka ndodhur 4 ditë më herët dhe jo sot. Ne si Presidencë kemi denoncuar rastin, dhe tani u takon organeve të drejtësisë që të merren me të”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Bazuar në vendim, suspendimi i tij është bërë me dyshimet për shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Gjatë kohës së suspendimit, atij do t’i lejohet që të marrë 50 përqind të pagës.

Gashit do t’i ndalohet qasja në Presidencë dhe në dokumentacionin zyrtar të këtij institucioni deri në përfundimin e procedurave disiplinore.

Ndryshe, Gashi ka qenë edhe Shef i Agjencisë Kosovarë për Inteligjencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat