Ibrahim Kelmendi në Speciale tregon viktimë e kujt është Jakup Krasniqi

Aktuale

Ibrahim Kelmendi në Speciale tregon viktimë e kujt është Jakup Krasniqi

Nga: Ibrahim Kelmendi Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 14:15
Jakup Krasniqi

2.4.6. Jakup Krasniqi

Jakupi është viktimë tragjiko-komike. Është për keqardhje burgosja dhe akuzat kundër tij, për krime të luftës, si pjesëtar i NPK-së, të kryesuar nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi. Deri në angazhimin e tij në UÇK, Jakupi ishte kuadër i LDK-së psudo pacifiste, që e komandonte Ibrahim Rugova.

Në maj 1998 Jakup Krasniqit i ndodh një konflikt, pothuaj i rastësishëm, me komandantin Fehmi Lladrovci. Ky i fundit duhet ta ketë urdhëruar Jakupin ta mbyllte gjimnazin në Drenas, ku ai ishte drejtor, sepse nxenësit e tij mund të rrezikoheshin nga ndonjë sulm i forcave serbe, për t’u hakmarrë kundër UÇK-së, apo mund t’i kidnaponin nxënësit për të shërbyer si pengje shantazhuese, kundër UÇK-së.

Jakupi duhet ta ketë kundërshtuar urdhrin e Komandantit Lladrovci. Ai kundërshtim motivoi NPK-në që ta caktonte Jakup Krasniqin për zëdhënës të SHP-së, ose siç prezantohej shpesh: “Zëdhënës i UÇK-së”! Jakupi, fatkeqësisht, nuk kishte aq përvojë sa për të ditur se platformën politike për një ushtri, e cakton themeluesi i ushtrisë.

Në mungesë të përvojës politike dhe i shtyrë nga pasionet e tij patriotike-romasntike, Jakupi duhet ta ketë formuluar tekstin për “betim të ushtarit”, tekst i ngarkuar me kërkesa kombëtare maksimaliste.

Me intervistat dhe me deklaratat publike të tij, si “Zëdhënës i UÇK-së”, kinse, “UÇK-ja po lufton për çlirim e bashkim të të gjitha trojeve
shqiptare”, Jakupi e irritonte botën.

Atëherë as më vonë, ai nuk ka reflektuar për ato gabime aq të rënda. Përkundrazi. Për ato devijime, Krasniqi ka vazhduar të vetëlavdërohej, sepse ato i krijonin famë ndër patriotët naivë, të cilët nuk mund t’i dallonin prioritet kombëtare, racionale e pragmatike, në kohë, në hapësirë e në rrethana të caktuara.

Do të kisha dëshiruar që Jakupit t’i mundësohet mbrojtja në liri, meqë ai nuk i përket asaj kategorie që kërcënon dëshmitarët, apo që arratiset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat