Cakaj takon Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Holandë: Në Tribunale Ndërkombëtare duhet të shkojë Serbia, jo Kosova

Aktuale

Cakaj takon Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Holandë: Në Tribunale Ndërkombëtare duhet të shkojë Serbia, jo Kosova

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:04
Foto nga takimi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Hollandë, Lirim Greiçevci, për të biseduar imtësisht mbi të rejat e fundit nga Gjykata Speciale.

Me anë të një postimi në Facebook, Cakaj shprehet se krimet e luftës në Kosovë, të të gjitha profileve ushtarake e politike të UÇK-së, janë hetuar e gjykuar nga UMNIK-u, EULEX-i, Tribunali i Hagës, drejtësia vendore dhe tani, në fund, sërish edhe nga e Gjykata Speciale.

“Ndërkohë, krimet kundër njerëzimit, spastrimi etnik dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë, jo vetëm që nuk janë hetuar mjaftueshëm, por sot ato përgjithësisht nuk përmenden fare dhe bashkësia ndërkombëtare kryesisht qëndron e heshtur para tyre” – shkruan kryediplomati Cakaj në Facebook.

Sipas ministrit Cakaj, për Tribunale Ndërkombëtare e Gjykata Speciale ka nevojë Serbia për të gjitha mizoritë e saj në Kosovë, e jo Kosova për luftën e saj çlirimtare.

Postimi në Facebook:

 

Gjatë qëndrimit në Hagë, zhvillova një takim edhe me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Hollandë, z. Lirim Greiçevci, për të biseduar imtësisht mbi të rejat e fundit nga Gjykata Speciale !

Krimet e luftës në Kosovë janë hetuar e gjykuar nga UMNIK-u, EULEX-i, Tribunali i Hagës, drejtësia vendore. Gjykata Speciale, pra, jo vetëm merr përsipër të hetojë e gjykojë sërish një palë që ka mbyllur kusuret me drejtësinë ndërkombëtare për dy dekada rradhazi, por edhe e bën këtë në mënyrë krejtësisht të njëanshme duke vënë në shënjestër vetëm strukturat e UÇK-së dhe Kosovës në përgjithësi. Kjo qasje, pra, s'ka fare lidhje as me të vërtetën, as me drejtësinë. Kaq.

Ndërkohë, krimet kundër njerëzimit, spastrimi etnik dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë, jo vetëm që nuk janë hetuar e gjykuar mjaftueshëm, por sot ato përgjithësisht nuk përmenden fare dhe bashkësia ndërkombëtare kryesisht qëndron e heshtur para tyre.

Për Tribunale Ndërkombëtare e Gjykata Speciale ka nevojë Serbia për të gjitha mizoritë e kryera në Kosovë, e jo Kosova për luftën e saj çlirimtare!

Pavarësisht kësaj, duhet theksuar se historinë e Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve, nuk mund ta shkruajë askush!

Mbështetje e solidaritet i plotë i Shqipërisë me Kosovën në këto rrethana jo të lehta për krejt kombin shqiptar ...

#LiriaKaEmër #UÇK #JemiNjë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat