Ish gjyqtari i Kushtetueses: Kurti mund të zgjidhet kryeministër, por s’ka të drejtë të garojë për deputet

Aktuale

Ish gjyqtari i Kushtetueses: Kurti mund të zgjidhet kryeministër, por s’ka të drejtë të garojë për deputet

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 00:46
Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu

Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar sot nuk e pengon Albin Kurti, që të zgjidhet kryeministër.

Ai ka thënë se kjo pikë për Kurtin dhe të tjerët, vlen vetëm për Kuvendin e Kosovës.

“Kurti nuk ka të drejtë që të garojë për deputet dhe të marrë pozitë në Kuvend të Kosovës. Ai mund të zgjidhet Kryeministër nëse partia vendos që ta nominojë pa e futur në listë zgjedhore”, është shprehur Kryeziu.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që vendi të shkojë në zgjedhje. Vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat