Flet Valon Syla pas rrahjes

Aktuale

Flet Valon Syla pas rrahjes

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:44
Valon Syla

Gazetari Valon Syla, është sulmuar fizikisht mesditën e sotme në qendër të Prishtinës. Lajmi është konfirmuar nga vetë gazetari Syla.

Ai ka thënë se është sulmuar nga një person, i cili ka qenë i shoqëruar nga dy persona tjerë.

Syla thotë se nuk i njoh ata persona, teksa sulmin fizik ndaj e tij e ka paraqitur në Polici.

Ai ka konfirmuar se është mirë me shëndet.

“Kam qenë tek Raiffeisen Bank, më ka sulmuar një person, derisa dy të tjerë qëndronin me të. Nuk i njoh, por rastin sapo e paraqita në Polici. Mirë jam me shëndet”, ka deklaruar Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat