Del parashikimi më i fundit: Ky do të jetë rezultati i VV-së në zgjedhje, analisti jep një lajm të mirë për LDK-në – kaq do t’i ketë Vjosa Osmani

Aktuale

Del parashikimi më i fundit: Ky do të jetë rezultati i VV-së në zgjedhje, analisti jep një lajm të mirë për LDK-në – kaq do t’i ketë Vjosa Osmani

Nga: N. H Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:26
Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Opinionisti dhe analisti politik, Dardan Islami, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një parashikim të rezultateve për zgjedhjet që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

Islami ka parashikuar si fituesen e këtyre zgjedhjeve Lëvizjen Vetëvendosje. Kurse, në vendin e dytë ai ka renditur LDK-në e Isa Mustafës.

Ndërsa, në vendin e tretë, ka parashikuar se do të jetë Partia Demokratike e Kosovës.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese, Kosova shkon në zgjedhje të reja.

Gjykata Kushtetuese me një vendim të saj, e shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Po ashtu Gjykata në vendimin e saj thotë, se zgjedhjet e reja duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Këtë vendim Gjykata Kushtetuese e mori pas ankesës që lëvizja Vetëvendosje e bëri, duke kërkuar interpretim për votën e një deputeti nga radhët e pakicave, i cili ishte i dënuar me vendim të prerë të Gjykatës. Vota e deputetit Ethem Arifi ishte vota e 61 që ia mundësoi Avdullah Hotit të zgjidhet kryeministër i Kosovës.

Ja postimi i analistit Dardan Islami:

Image
Opinionisti dhe analisti politik, Dardan Islami

Këtu mund ta gjeni rezultatin e zgjedhjeve me lëvizje në mazh 1 deri 2%.

VV 37,

LDK 22,

PDK 21,

AAK, Nisma, Akr 17,

Lista serbe 10,

Vjosa 7,

Pakicat tjera 6,

ulëse në Kuvend nga gjithsej 120.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat