Xhavit Haliti: Qeveria e re në dorë të...

Aktuale

Xhavit Haliti: Qeveria e re në dorë të...

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:36
Xhavit Haliti

Nënkryetari i PDK, Xhavit Haliti i ftuar në rubrikën “Opinion” ka folur për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë që mundësohen nga rrëzimi i Qeverisë Hoti pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Haliti ka theksuar se edhe kjo qeveri e re që do dalë prej zgjedhjeve do të formohet vetëm nëpërmjet koalicioneve mes partive, pasi asnjëra prej tyre nuk formon dot shumicën qeverisëse.

“Besoj që kjo do të ndodhë, por mendoj që strategjikisht është gabim i madh dhe i panevojshëm. Zgjedhjet mund të bëheshin edhe pa ndodhur këto. Besoj që në të ardhmen do kemi parasysh për të rregulluar problemet kushtetuese siç është Kushtetuta, amendimi i saj dhe të përcaktojmë gjërat siç duhet të jenë, dhe jo i manipulueshëm nga krerët e shtetit.

Tani ne kemi pasur një përvojë kur e kemi qoftë shkarkuar si Kuvend, qoftë edhe rrëzimin e qeverisë, ajo që duhet të kemi parasysh është që rregullat janë përcaktuar në Kushtetutë për situata të tilla. Edhe kur bie parlamenti, kryesia është aktive në detyrë, atëhere besoj që të qenit kryetar edhe presidente e përkohshme atëhere besoj se mund të funksionojë. Nëse ajo nuk kandidon për veten e saj. Përndryshe ndoshta do të kishte pasur mundësi edhe zgjedhje shtesë, për vullnet për të shpenzuar kohë në kushtet e pandemisë, për mes së cilës ne na pamundësohet realisht, duke pasur parasysh legjislacioni për të bërë fushatë.

Ndoshta edhe një 6-mujor të paktën, deri në krijimin e institucioneve demokrative, qeverisë ,parlamentit, kjo besoj që duke pasur parasysh raportet, anketimet, askush nuk do jetë në gjendje të formojë qeverinë, edhe pse disa trumbetojnë që do e bëjnë. Do jetë po e njëjta situatë, do hyjnë në koalicione me njëri-tjetrin, për të krijuar një qeveri stabile dhe që më pas të zgjedhim edhe Presidentin’’- tha Haliti.

Po ashtu Haliti flet edhe për këto zgjedhje të reja për PDK, e cila futet në zgjedhje pa dy liderë historikë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Normalisht është penalizim, shumë i madh sepse kam parasysh autoritetin, fuqinë që kanë pasur figurat brenda PDK, si kryetari dhe ish-kryetari. Do përpiqemi të kompensojmë mungesën e tyre në gjithë këtë situatë, por edhe për problemet si parti, për të pasur një ekip të fuqishëm në fushatë dhe për të sjellë në vend dëshirat e atyre që s’janë. Do luftojmë për të fituar zgjedhjet’’– theksoi nënkryetari i PDK.

Më tej Xhavit Haliti ka kërkuar që Presidenti i ri i Kosovës të zgjidhet para zgjedhjeve, pasi problem është edhe posti që mban momentalisht Vjosa Osmani. Sipas Halitit, Osmani duhet të vendosë nëse do të garojë në zgjedhje ose jo, pasi nëse garon atëhere do lërë vakuum në postin e Presidentit, kurse nëse qëndron atëhere Kushtetuta nuk ia lejon të garojë.

“Unë mendoj që nominimi për kryeministër është bërë gabimisht, duke sakrifikuar një pjesë të elektoratit, për të shtyrë krerët e partive se kush bën vota më shumë. Duke patur parasysh sistemin zgjedhor në Kosovë, nuk do garojmë për të bërë vota për një figurë, do jetë e përcaktuar kandidati ëpr kryeministër, por do bëjmë vota për sa më shumë deputetë. S’është rëndësi se kush merr më shumë vota kandidati i një partie, apo tjetër, kur është në pyetje një qeveri.

Më mirë do të kishte qenë që presidenti të zgjidhet para zgjedhjeve. Që Presidenti të jetë i zgjedhur, dhe të ketë fuqi, dhe të ketë një pozitë relaksuese me partitë që garojnë. Kur ka vullnet pse mos ketë kohë.

Unë personalisht mendoj që është e domosdoshme që të bëhet, nëse s’kemi buxhet të bëjmë as për zgjedhjet, nëse s’kemi buxhet, mosmiratimi i buxhetit atëhere i bën nja 4-5 muaj, atëhere do mbesin shumë keq institucionet apo buxhetorët, që janë të varrur nga rroga që e marrin.

Edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, politika është Pazar, s’është diçka e re, si në vendet e tjera të rajonit. Nëse s’ke shumicën e votave, duhet Pazar, të bisedosh, negociosh. Negocimi një farë lloj pazari është. Parë nga syri i Tiranës, thonë që ju jeni më të qetë. Situata në Kosovë nuk është më e mirë. E kemi çuar vendin në zgjedhje, nuk ia kemi arritur qëllimit të bëjmë atë që duhet.

Duhet domosdoshmërisht të bëhet ligji zgjedhor, sepse është nga më të këqijtë në botë.Sepse çdoherë kur kryhen zgjedhjet, partitë mbeten në situatë të keqe mes vete. Bëhet një garë mes vetes, brenda partive, dhe jo parti me parti. Kandidaturat nuk garojnë me partitë e tjera, por krijon situatë të pakëndshme brenda partive. Kështu e kanë situatën partitë parlamentare.

Besoj se s’duhet të kandidojë Vjosa Osmani. Sepse nga posti i Presidentit është absurde të garosh. Megjithatë është diçka që nuk shkon. Ishte dhe një tezë që postin e Presidentit ta marrë përkohësisht kryetari i Gjykatës Kushtetuese, por kjo s’parashikohet në Gjykatën Kushtetuese.

Uroj mos ketë vakumin institucional mos ketë probleme të natyrave, kjo është me rëndësi, por anën tjetër nuk e di, janë bërë sondazhe, e dimë situatën përafërsish. Qytetarët do vendosin kush do jetë. Ata që do jenë shumicë e do bëjnë qeverinë, uroj të krijojnë politikë shtetërore dhe jo partiake”– tha Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat