Deputetja e VV-së: Qeveritë PDK, LDK dhe AAK e kanë nënçmuar mërgatën

Aktuale

Deputetja e VV-së: Qeveritë PDK, LDK dhe AAK e kanë nënçmuar mërgatën

Nga: A.M. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 22:16
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se qeveritë të cilat janë udhëhequr nga PDK, LDK dhe AAK e kanë nënçmuar, shfrytëzuar e vjedhur mërgatën.

Po ashtu, Pacolli ka thënë se mërgata duhet të përfshihet dhe angazhohet në përpilimin e politikave zhvillimore dhe strategjike

“Të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar këtë i takojnë së kaluarës. Ndërsa mërgata jonë është motor i së ardhmes”, ka shkruar ajo në Facebook.   

Postimi i plotë:

Qeveritë PDK, LDK dhe AAK e kanë nënçmuar, shfrytëzuar e vjedhur mërgatën tonë.

Shtetet që kanë respektuar e vlerësuar  mërgatën e tyre, e kanë përfshirë në mënyrë aktive në politikat zhvillimore dhe e kanë vënë tërë potencialin e saj në funksion të zhvillimit ekonomik dhe inovacionit janë në një nivel tjetër të zhvillimit. Këtu kisha me i përmend dy shembuj konkret Irlandën dhe Izraelin.

Mërgata jonë është aseti më i vlefshëm që ka Kosova. Por për të vënë në funksion tërë potencialin e saj, mërgata duhet të përfshihet  dhe  angazhohet në përpilimin  e  politikave zhvillimore  dhe  strategjike,  angazhim  direkt  në  sektorë  të  rëndësishëm  në  implementimin e  politikave, prioritet  në  investime  dhe  bashkë-investime  me  biznese  vendore. E jo duke vjedhur, nënvlerësuar e nënçmuar atë.

Të gjithë ata që nuk e kanë kuptuar këtë i takojnë së kaluarës. Ndërsa mërgata jonë është motor i së ardhmes.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat