Kjo është mosha e gjashtë viktimave të fundit nga koronavirusi

Aktuale

Kjo është mosha e gjashtë viktimave të fundit nga koronavirusi

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 15:12
Ilustrim

Ka arritur në 1 mijë e 290 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë gjashtë persona nga koronavirusi, kështu duke e çuar në 1 mijë e 290 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Sipas IKSHPK-së, viktimat janë nga Prishtina, Ferizaj, Gjakova, Prizreni, Obiliqi dhe Suhareka.

Në anën tjetër mosha e viktimave është nga 54 deri në 80 vjeç.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prishtinë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat