Thirrja e fundit për LDK-në para se të vendoset për kryeministrin - profesori ka disa fjalë edhe për Isa Mustafën

Aktuale

Thirrja e fundit për LDK-në para se të vendoset për kryeministrin - profesori ka disa fjalë edhe për Isa Mustafën

Nga: M.H Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet mbledhja e kryesisë së LDK-së, për të zgjedhur emrin kandidatë për kryeministër.

Në lidhje me këtë ka reaguar profesori Sulejman Mehazi, i cili u shpreh që LDK-ja e sotme ka trashigmtare të vetme Vjosa Osmani e cila ishte e afërt edhe me Rugovën ndërsa Mustafa, Veliu nuk ka janë pasardhës të Rugovës.

Më tej, profesori thotë që të krahasohet tandemi, Mustafa e Veliu me Rugovën e Fehmi Aganin i vjen sikur të krahasohet diamanti në mes të shkretëtirës, shkurt e qartë, LDK-ja e sotme është e Isa Mustafës, shkroi profesori, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

LDK-ja e sotme është e Isa Mustafës e kurrsesi e Ibrahim Rugovës

Jo zotëri të LDK-së jo, mos e mashtroni popullatën se jeni pasardhës të Ibrahim Rugovës, LDK-ja e sotme ka të bëjë me Isa Mustafën e Agim Veliun, trashëgimtare më e afër e Rugovës është Vjosa Osmani me simbolikën e flamurit të Dardanisë në brendi të presidencës.
Të krahasohet tandemi, Isa Mustafa e Agim Veliu me Ibrahim Rugovën e Fehmi Aganin i vjen sikur të krahasohet diamanti në mes të shkretëtirës.
Shkurt e qartë, LDK-ja e sotme është e Isa Mustafës e kurrsesi s'ka të bëjë me LDK-në e Ibrahim Rugovës. Pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat