Kështu e pret Podujeva Albin Kurtin, as shkallët nuk i zënë qytetarët

Aktuale

Kështu e pret Podujeva Albin Kurtin, as shkallët nuk i zënë qytetarët

Nga: A.Zh Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Albin Kurti në Podujevë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, po i vazhdon takimet me qytetarë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, para zgjedhjeve, që pritet të mbahen së shpejti.

Ai sot ka qëndruar në komunën e Podujevës.

Gjatë takimit në një fshat të kësaj komune, Kurti është pritur nga shumë qytetarë, të cilët kanë qëndruar edhe në shkallë, për të ndjekur fjalimin e Kurtit.

Kjo shihet edhe në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, ku qytetarët shihen duke mos respektuar as distancën.

Në LVV, janë të bindur se në zgjedhjet e reja, ata do të fitojnë mbi 50% të votave./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat