Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro pas tërmetit

Aktuale

Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro pas tërmetit

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
Foto

Kosova i ka ndarë 100 mijë euro për të ndihmuar Kroacinë pas tërmetit tragjik që la shtatë të vdekur.

Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës, rreshtohet përkrah shteteve solidare të cilat po e ndihmojnë Republikën e Kroacisë, në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast shpreh zotimin dhe gatishmërinë që të ndihmojë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kroacisë në tejkalimin e situatës së rëndë me të cilën po përballen, pas tërmetit i cili ditë më parë goditi këtë vend”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat