Tragjedia në Viti, varrosen viktimat e krimit të katërfishtë

Aktuale

Tragjedia në Viti, varrosen viktimat e krimit të katërfishtë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:03
Pamje nga varrimi

Sot  është bërë varrimi i Fetah Zukës, gruas së tij dhe djemve, të cilët u vranë më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Vrasja e katërfishtë, ndodhi në orët e natës së 30 dhjetorit, ku kryefamiljari dyshohet se fillimisht ka vrarë tre anëtarët e familjes dhe më pas veten.

Familja Zuka kishin ardhur për pushime në Kosovë.

Varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka është bërë në varrezat e qytezës në Pozheran.

Komuna e Vitisë ka shpallur ditën e sotme ditë zie për shkak të tragjedisë që ndodhi në fshatin Pozheran të kësaj komune.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat