Lëvizja për Bashkim merr vendim: Nuk marrim pjesë në zgjedhje, LB është për ripërcaktim të kufijve

Aktuale

Lëvizja për Bashkim merr vendim: Nuk marrim pjesë në zgjedhje, LB është për ripërcaktim të kufijve

Më: 7 janar 2021 Në ora: 15:31
Valon Murati 

Lëvizja për Bashkim ka marrë vendim që mos të jetë pjesë e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Këtë e ka konfirmuar  kreu i partisë, Valon Murati.

Në vendimin e LB-së thuhet se dallimet politike janë të mëdha dhe se nuk do të garojnë në zgjedhje, ani pse kishin oferta nga partitë e tjera.

Murati ka thënë se të gjitha partitë jane për status quo, ndërsa LB është për përcaktim te kufijve.

“LB nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Në koalicione nuk hyjmë përkundër ofertave që kemi pas. Dallimet politike janë të mëdha. Zgjidhja e probleme me Serbinë është qenësore për Kosovën. Të gjitha partitë e tjera janë për status quo apo asociacion. LB është për ripërcaktim të kufijve. Për shkak të mashtrimit të madh, populist që i kanë bërë popullit të gjitha partitë rreth kësaj çështjeje, konsiderojmë se është ngushtuar jashtëzakonisht shumë hapësira për të dal të suksesshëm në këto zgjedhje si të vetëm.

Kështu që qëndrimi i LB-së që të vazhdojë punën në forcimin e opsionit të saj për zgjidhjen e problemit shqiptaro-serb. Bindja jonë e palëkundshme është se kësaj ideje do t’i vije koha për shkak se nuk zgjidhje tjetër për problemet në mes të Kosovës dhe Serbisë” ka thënë Valon Murati 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat