Vjosa Osmani “dridh” LDK-në e Istogut, kështu pritet ajo në vendlindjen e Rugovës

Aktuale

Vjosa Osmani “dridh” LDK-në e Istogut, kështu pritet ajo në vendlindjen e Rugovës

Nga: D.RR Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:40
Vjosa Osmani në Istog

Në vendlindjen e ish- presidentit historik Ibrahim Rugova, presidentja në detyrë Vjosa Osmani ka zhvilluar një vizitë atje, për fushatën për zgjdhjet e 14 shkurtit, shkruan Bota sot.

Vjosa Osmanin me duartrokitje e kanë pritur shumë qytetarë të Istogut, duke iu referuar asaj si “Zonja e hekurt”.

Aktivistët e  LDK-së i kanë bërë asaj një pritje madhështore, duke i uruar njëherësh suksese në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku pritet të hyjë në koalicion me VV-në.

Nikoqirët i kanë premtuar asaj mbështetje maksimale në zgjedhjet e shkurtit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat