Haradinaj prezanton aderimin e ri në AAK

Aktuale

Haradinaj prezanton aderimin e ri në AAK

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:57
Ramush Haradinaj dhe Dr. Ramë Zeqiraj

Po vazhdojnë aderimet në Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës. Dr. Ramë Zeqiraj, aktivist politik i çështjes kombëtare dekada me radhë, iu bashkua së fundmi AAK-së.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i AAK-së, Ramush 

Haradinaj shkruan se dr.Ramë Zeqiraj gjatë Luftës Çlirimtare,  nga pozicioni i mjekut ishte afër luftëtarëve të lirisë. 

“Sot, i urova mirëseardhjen në familjen tonë të përbashkët politike, e cila po zgjerohet çdo ditë e më shumë. Aleanca do të ketë ofertën më të mirë programore dhe kadrovike në këto zgjedhje, në të cilat synon fitoren”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë 

Dr. Ramë Zeqiraj është aktivist politik i çështjes kombëtare dekada me radhë. Gjatë Luftës Çlirimtare, ai nga pozicioni i mjekut ishte afër luftëtarëve të lirisë. 

Sot, i urova mirëseardhjen në familjen tonë të përbashkët politike, e cila po zgjerohet çdo ditë e më shumë. 

Aleanca do të ketë ofertën më të mirë programore dhe kadrovike në këto zgjedhje, në të cilat synon fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat