Besa Gaxherri tregon nëse do të jetë kandidate për deputete

Aktuale

Besa Gaxherri tregon nëse do të jetë kandidate për deputete

Më: 8 janar 2021 Në ora: 21:06
Besa Gaxherri

Besa Gaxherri e LDK’së beson se do të jetë sërish pjesë e listës së kësaj partie për deputete.

“Nuk e kemi vendos ende listën e deputetëve por jam e sigurt se do të jem prapë në listën kandiduese”, thotë ajo.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, ajo thotë, si kurrë më parë, partia e themeluar nga Ibrahim Rugova, ka nevojë për mobilizimin e të gjithëve.

“Unë mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës kësaj radhe ka nevojë për të gjithë njerëzit e vetë. Është një opinion i krijuar pa të drejtë për LDK’në prandaj unë mendoj se unë dhe të gjithë bashkëveprimtarët dhe kolegët e aktivistët e LDK’së do të mobilizohemi”, tha Gaxherri në emisionin “Dhoma e Rrëfimit”.

“Do të punojmë shumë me përkushtim që LDK të radhitet e para sepse  përveç garës, unë e them me sinqeritet dhe bindje se Kosova është e sigurt vetëm atëher kur është në qeverisjen e LDK’së”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat