Qëndrimet anti-Kosovë, zyrtari i LDK-së e paralajmëron keq Sava Janjiqin

Aktuale

Qëndrimet anti-Kosovë, zyrtari i LDK-së e paralajmëron keq Sava Janjiqin

Më: 9 janar 2021 Në ora: 20:03
Bajram Gecaj

Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, njëherësh edhe zyrtar i LDK’së, ka reaguar pas deklaratave të Abatit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, i cili tha se ideja që Kosova nuk është pjesë e Serbisë është e dëmshme për shtetin serb.

Gecaj, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se Janjiq mund të përfundojë si “Kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç.

“Sava Janjiq e provoi edhe sot se Kisha Ortodokse Serbe ka qenë dhe vazhdon të jetë shtyllë e politikave nacionaliste e shoviniste serbe. Ai duhet ta kuptoi se me një retorikë të tillë e ardhmja e kësaj kishe në Kosovë ka gjasa të përfundoi si fati i regjimit të Kasapit të Ballkanit”, shkroi Gecaj në ‘Facebook’.

Janjiq reagoi lidhur me deklaratën e kreut të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiç, i cili tha se Kosova nuk është e Serbisë. Një koment i këtillë është cilësuar si i dëmshëm për shtetin nga Abati i Manastirit të Deçanit.

Ai në rrjetin social Facebook shkroi se “ajo nuk është e drejtuar kundër një apo dy peshkopëve por kundër gjithë Kishës (SPC) që rreth çështjes së Kosovës është unike me shumicën e popullit tonë dhe ajo është fyerje e imazhit të Akademisë Serbe të Arteve e Shkencave (SANU) dhe shumë njerëzve të ndershëm”.

“Qëndrimi i SPC për Kosovën nuk rrjedh nga politika e lirë, por është qëndrim i pranisë shumë-shekullore të popullit tonë dhe objekteve të shenjta, historisë sonë shpirtërore dhe identitetit kulturor ku duhet të mbështet edhe SANU”, ka vazhduar tutje ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat